Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Unë këtë e bëra kastile”, flet njeriu i frazës virale, Murati: Pse njerëzit vip postuan veç…

13:38 / September 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodian murati 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Unë këtë e bëra kastile”, ishte një nga frazat më virale në rrjet gjatë vitit 2022. Segmenti i shkëputur nga programi “Rudina” në Tv Klan ku instruktori i jogës, Klodian Murati rrëzohet gjatë një demonstrimi riprodhoi video gazmore duke e rikthyer në një prej më të klikuarve të momentit. I ftuar sot në “Shije Shtëpie”, Murati flet për vëmendjen që ka marrë prej atij momenti dhe reagimet që kanë patur të tjerët, ndërsa ai vetë e ka marrë situatën me shumë sportivitet.

Klodian Murati: Ajo video, unë as nuk i kushtova rëndësi. Aty e njoha unë kush ishte Tik Tok-u kush ishte Snapchat, te rrjetet sociale që s’ia kisha idenë, çfarë njihja domethënë nga puna ishte Facebook dhe Instagram kur ndërkohë video kishte ditë që ishte bërë virale, ore a e ke parë, po çfarë kam parë mo?

Katerina Trungu: Dhe ti kishe aq kohë që ishe në joga, aq kohë që dilje në ekran, që jepje këshilla pafund, pra nuk ishte dalja jote e parë televizive dhe të thuash…

Klodian Murati: Jo, jo.

Katerina Trungu: Ama aty tërhoqi goxha vëmendje.

Klodian Murati: Goxha vëmendje dhe them mund të ishte gjëja më funny e 2022 që ndodhi sepse kur e mendoj tani dhe një pjesë e madhe thoshin “ej mos u mërzit”, që po më thua mos u mërzit, kjo më mërzit, pse duhet të mërzitem?

Katerina Trungu: Pse duhet të mërzitesh…njerëzit komentuan jo të gjithë shumë pozitivisht.

Klodian Murati: Këtu dua të dal. Njerëzit tani ose këta që e nxorën, disa që e panë emisionin live, panë se ushtrimi për çfarë ishte i lidhur por okej, njerëzit e morën në formë humori dhe them është mirë sepse një pjesë e madhe pastaj u përhap dhe del edhe nga situata për shembull, ose bën diçka, “e bëra kastile”.

Instruktori ndalet edhe tek personazhet e njohur që e shpërndanë videon me qëllimin për të bërë humor dhe thotë se mund të kishin përfshirë edhe diçka tjetër, që për të ishte e rëndësishme.

Klodian Murati: Në disa njerëz që me të vërtetë janë njerëz… nuk dua t’i specifikoj emrat por aty i njoha që ishin goxha të njohur edhe në shoë, në televizion, në këngë.

Elona Nallbani: Në fushën e artit.

Klodian Murati: Po, dhe kishin ndjekës miliona njerëz dhe kishin atë brezin rinor dhe tani me atë timen thoja po mirë, nëse ti je frymëzim për këta njerëz përse merr këtë pjesë, ose merre këtë pjesë por merre edhe pjesën tjetër që e sqaron. Ai ushtrim unë e kisha lidhur që pikërisht për të motivuar të rinjtë që nuk duhet të keni frikë nga rrëzimet, pra duhet të guxosh, duhet të tentosh, s’ka dështim në gjërat që bëjmë, ka vetëm rezultate.

Klodian Murati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.