Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi tronditës i të resë që rrihej nga burri: Ramisi abuzoi seksualisht me vajzën e tezes 11 vjeçe

15:14 / September 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e reja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është 22 vjeçe, nënë e një vajze të mitur. Sytë i drejton nga shteti që t’i mbrojë jetën por dhe për ta ndimuar. Ndihet e kërcënuar nga familjarët e ish-bashkëjetuesit të saj 24 vjeçar, Ramis H., të cilin pak ditë më parë e denoncoi në polici se e dhunonte.

“Njerëzit e tij më thonë hiq denoncimin se do të kesh pasoja. Më merr i vëllai e më thotë tërhiq denoncimin”– rrëfën e reja në një intervistë televizive.

Megjithë këto kërcënime që pretendon, 22-vjeçarja nuk ka frikë të denoncojë situata edhe më të rënda. Ajo ngre gishtin e akuzës ndaj ish-bashkëjetuesit duke thënë se ka prova që ka abuzuar seksualisht me kushërirën e tij 11-vjeçare.

“Fliste me cupën e tezes. Unë dyshova diçka e më thoshte jo. Por më vonë kuptova se ai kishte shkuar me cupën e tezes. E zbulova me mesazhe e video. Ishin banale. Ngjarjen ia tregova kunatit i cili më tha të mbyll gojën. I thashë nuk mund të rri urtë pasi unë kam vajzë dhe nuk kam besim tek ai” vijon denoncimin.

Pas kësaj përballje, e reja tregon se 24-vjeçari ngriti dorë ndaj saj.

“U bë më i dhunshëm. Më kërcënonte me jetë. Më kapi për fyti” – tregon ajo.

E reja thotë se e ka përjetuar dhunën edhe më parë me bashkëjetuesin italian dhe shpresat i kishte të niste një jetë të re pa vuajtje, me 24-vjeçarin të cilit i besoi.

 “Kam qenë në qendër se kam bashkëjetuar me një italian.  Isha 5 muajshe. E njoha në punë. Ai më lidhte, më dhunonte, derisa nuk e durova dot më dhe bëra denoncimin  në policinë e Durrësit. Kërkova urdhër mbrojtje por nuk më dhanë por më dërguan në Qendër Mbrojtje në Tiranë kur gocën e kisha 2 javëshe.  Qëndrova 1.5 vjet. Aty erdhi një gocë nga Mallakastra e cila qëndroi për 6 muaj dhe më foli për kunatin, vëllanë e burrit. Në fillim hezitova, se kisha frikë pasi kisha kaluar shumë dhunë, por më pas mendova mos ishte njeri i mirë që unë të kem në krah, sepse unë s’kam njeri,  jam e vetme. Ramiz H. e takova në lokal. Njohja zgjati 1 muaj. Pranova të dilja nga Qendra dhe të bashkëjetoja me të me të gjithë gocën. U soll shumë mirë. Gocën e mbante”

Gruaja dyshon dhe për raste të tjera abuzimi nga bashkëjetuesi.

“Po ka qenë dhe një tjetër. Ma thanë njerëzit e afërt të tij. Por nuk kam fakte” – thotë ajo.

E reja kërkon urdhër mbrojtje pasi ka frikë nga familjarët e bashkëjetuesit ndërkohë që frika më e madhe e saj është se s’do të rrijë rrugëve. Nënë e një vajze të mitur bën një apel për ndihmë, pasi jeton në kushte të vështira ekonomike.

“Jam vetëm me vajzë. Ju lutem më ndihmoni” – thotë gruaja në apelin e saj.

24-vjeçari Ramis H. prej 6 shtatorit është në qelinë e paraburgimit pasi u arrestua nga efektivët e komisariatit numër 6 në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.