Prej 10 vitesh ato ndajnë sëbashku një miqësi të veçantë. E përbashkëta e tyre është sepse edhe karrierën politike e kanë nisur në të njëjtin vit pikërisht në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2009-s kur do të fitonin edhe mandatin e deputetes. Miqësia e tyre do të forcohej më pas me zhvillimet politike sikurse ishte edhe beteja e PS-së në çadrën e ngritur për hapjen e kutive të votimit.
Bëhet fjalë pikërisht për Vasilika Hysin që aktualisht mban detyrën e nënkryetares së Kuvendit, Eglantina Gjermenin dhe Ermonela Felaj.
Prej tyre vetëm Enkelejda Shkreli (Shamku) është larguar nga skena politike duke iu përkushtuar pedagogjisë.

