Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Kam marrë kërcënime në emrin tuaj’ – Ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit: Plotësisht të pavërteta

22:58 / June 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambasada amerikane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e SHBA-së, në një reagim për mediat ka thënë se pretendimet e ngritura publikisht nga një i ri në protestën para Kryeministrisë, për marrjen e kërcënimeve në emër të këtij institucioni, janë plotësisht të pavërteta.

Reagimi i Ambasadës erdhi përmes një zyrtari të saj, pasi protestuesi jo vetëm pretendoi për marrjen e kërcënimeve në emër të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, por iu drejtua publikisht këtij institucioni duke i thënë ‘kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Turp’.

Pyetja publike e tij për Ambasadën e SHBA-së, dukej se e forconte edhe më tej pretendimin e tij, se pas kërcënimeve të mundshme qëndronte selia e përfaqësisë amerikanë në Tiranë.

“Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull. Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen. Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga Ambasada Amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime?”, tha protestuesi gjatë fjalës së tij në tubim, ç’ka nxiti edhe reagimin e vetë Ambasadës së SHBA.

Ambasada amerikane Kercenim protestuesi Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmohet me levë një pikë e shitjes celulare në Tiranë, dëmtohet biznesi

22:58 / June 24, 2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

22:40 / June 24, 2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

22:21 / June 24, 2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

21:19 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.