Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Në 5 vite ka pak kallëzime nga vetë viktimat e ngjarjeve kriminale

08:50 / September 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto Ministria e Drejtesise1497801056
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Drejtësisë përcolli për konsultim planin strategjik për të mbrojtur viktimat e krimit, që llogaritet paraprakisht se gjatë aplikimit do të ketë një faturë financiare përmbi 1. 1 miliardë lekë.

Në relacionin publik përmendet se synohet të garantohet një mjedis i sigurtë ku viktimat ta raportojnë krimin, pasi sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, një pjesë e krimeve në familje nuk raportohen mbasi mjedisi për marrjen e kallzimeve jo gjithmonë është miqësor për ta.

Gjatë 5 viteve të fundit, kallëzimet e veprave penale në prokurori që ndiqen mbi ankimin e viktimës janë në nivele të ulta (888 në total) dhe vetëm dy kallëzime janë bërë nga personeli mjekësor ngre alarmin përmes gjuhës së shifrave ministria e drejtësisë, sipas të cilës duhen rishikuar disa ligje, një ndër to edhe ligji për policinë e shtetit që nuk parashikon rregulla të qarta mbi teknikat e komunikimit me viktimat e dhunës në familje, personat LGBTI+, të prekurit nga krimet e urrejtjes dhe racizmit, fëmijët viktima dhe ata që lypin.

Në strategji përfshihet edhe kompensimi financiar. Në akt-projekt përmendet se jo vetëm duhet krijuar një fond i posaçëm dhe skemë kombëtare për t’i garantuar viktimës së krimit, të drejtën për rimbursim të shpenzimeve, të drejtën për kthim pasurie, por nevijotet kompensim i viktimës në bazë të vendimit të marrë në procesin penal. Por kjo sipas stretegjisë së propozuar kërkon ndërgjegjësim të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Dokumenti strategjik i hartuar nga Ministria e Drejtësisë synon të përafërohet me direktivat e BE. Ai është shpërndarë për konsultim tek të gjitha institucionet qëndrore dhe institucionet e drejtësisë. Duke u kthyer në aktualitet, Ministria e Drejtësisë pranon në draft se nga hyrja në fuqi e hartës së re gjyqësore, ende nuk disponon të dhëna nëse në prokuroritë dhe gjykatat e miratuara sipas kësaj harte ka apo jo mjedise të dedikuara për qëndrimin e viktimave të mbijetuara nga krimi. Së paku kjo do të sillte shmangien e përplasjes me autorin. /Top Channel/

Ministria e Drejtësisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.