Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Kreu i qeverisë thotë se dërgon një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë
“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.
Sot nisi viti i ri shkollor 2023-2024. Rreth 29 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë. Mundësia për regjistrim në klasë të parë kur fëmija mbush 6 vjeç është deri në dhjetor. Prindi duke parë formimin e fëmijës vendos nëse duhet ta regjistrojë fëmijën në klasën e parë. Kjo mundësi jepet për herë të parë këtë vit shkollor.
