Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi lëvizte me kallashnikov në çantë në fshatin Qukë. Ky veprim ka vënë në rrezik jetën e banorëve dhe forcat e Policisë bënë të mundur kapjen e tij pa shkaktuar ndonjë tragjedi.
“Nga kontrolli në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak për të. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””,-informon Policia..
