Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet administratori i një poste private në Tiranë, sekuestrohen pakot e kontrabanduara

14:42 / September 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 12 at 12.58.10 PM 640x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administratori i një poste private në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallra të kontrabanduara. Ndërsa, nga 2 shtetasit që furnizonin dyqanet e tyre, me këto mallra, dhe i tregtonin ato, në Durrës dhe në Vlorë, njëri u vu në pranga dhe tjetri u shpall në kërkim.

Ndërkohë, janë sekuestruar 1400 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara kryesisht veshje, me vlerë rreth 20 000 euro.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery”, për goditjen e kontrabandimit të mallrave.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe me DVP Vlorë.

Vihet në pranga një 36-vjeçar (administratori i një poste private), që magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallra të kontrabanduara. Procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.

Identifikohen 2 shtetas që furnizonin dyqanet e tyre, me këto mallra, dhe i tregtonin ato, në Durrës dhe në Vlorë. Njëri nga këta shtetas u vu në pranga, tjetri u shpall në kërkim.

Sekuestrohen 1400 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara (kryesisht veshje), me vlerë rreth 20 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delivery”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit M. L., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe F. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Në Kashar, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin M. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1400 pako me mallra të ndryshme, kryesisht veshje, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. L. furnizonte nëpërmjet postës së tij, me mallra, shtetasin F. Gj., administrator i një subjekti në Durrës, dhe shtetasin S. B., administrator i një subjekti në Vlorë. Gjatë kontrollit në këto dy subjekte, u gjetën gjithashtu pako me mallra të kontrabanduara, që shiteshin me pakicë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.