Tre programe studimi rrezikojnë të mbyllen këtë vit në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan.
Sakaq, edhe në Universitetin e Vlorës, degët e fizikës dhe kimisë rrezikojnë të mbyllen.
Gjatë raundit të parë të regjistrimeve që përfundoi të hënën në to nuk pati studentë të regjistruar.
Drejtori i kurrikulave në Universitetin e Elbasanit, Bujar Muharremi thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta.