Ka humbur jetën në mënyrë krejt të papritur një model 26 vjeçar teksa po ecte në pasarelë në Javën e Modës në San Paolo, Brazil! Tales Soares u pengua me lidhëset e atleteve dhe pati një rënie në skenë, e cila rezultoi të jetë fatale. Menjëherë ekipi mjekësor u gjend në vendngjarje dhe e transportuan modelin në spital, por Tales kishte vdekur! 26 vjeçari ishte anëtar dhe avokat i Komunitetit LGBTQ.



