Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

2-vjeçari ndërroi jetë në çerdhe, rrëfimi tronditës i babait: Mjeku më tha nuk kam çfarë t’i bëj

13:42 / September 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babai i 2-vjeçarit, i cili humbi jetën pasi shfaqi probleme shëndetësore në çerdhe, ka rrëfyer detaje se si e mori vesh vdekjen e të birit. Renato Hoti, në emisionin “Me zemër të Hapur”, pohoi se ditën që kishte dërguar fëmijën për në çerdhe, ishte aktiv dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ai tregoi se ishte në punë kur e telefonoi drejtoresha e çerdhes në Burrel e cila i njoftoi se i mituri ishte dërguar me urgjencë në spital.

“Unë isha tek puna, na mori në telefon drejtoresha e çerdhes dhe më tha se e kemi nis djalin tuaj urgjencë në spital. U habita se 5 minuta më parë kishte folur bashkëshortja dhe i kishin thënë se ishte në gjumë, është shumë mirë, kur shkova tek spitali e gjeta pa jetë. Edukatorja po mundohej të më shpjegonte por s’isha në gjendje. Ajo më tha e kam mbajtur në krah. Pati pak shqetësim, 3-4 ditë dhe i doli dhëmballa, dhe u qetësua, filloi të hante, ishte prapë aktiv. Dhe ditën që e çuam, ishte shëndoshë e mirë. Vetë nusja e nisi tek çerdhja, rreth orës 8 e pak. Ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30. Drejtoresha nuk ishte tek spitali, vetëm dy edukatoret, ato po mundoheshin të ma shpjegon u zgjua nga gjumi duke vjellë”.

I pyetur se nëse dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si rezultat i pakujdesisë së stafit të çerdhes, Reanto Hoti deklaroi: “ Për pakudjesi, nuk ma do mendja. Me vrimë në zemër se kush portal e ka nxjerrë, i kam bërë analizat disa herë në Tiranë. Çuni ka qenë 2 vjeç edhe me vrimë në zemër nuk ka qenë. Para se ta zinte gjumi edukatoret i kanë thënë se është shumë aktiv. Komunikimi i fundit ka qenë rreth 10 minuta para ngjarjes. Mjeku tha më ka ardhur pa jetë fëmija. Ndonjëherë, ndoshta edhe ndihma e parë nuk shërben. Unë sa kam shkuar,e kam prekur tek këmbët, nuk reagonte, edhe mjeku ma bëri me shenjë më tha ‘nuk kam çfarë të bëj’.”

Gjatë intervistës, babai, tregoi se në fakt 2 vjeçari kishte ardhur në jetë si rezultat i një lindjeje të parakohshme dhe për pak kohë ka qëndruar në inkubator.

Renato Hoti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.