Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e dëshmitarit që tregoi lidhjet kriminale të Berishës, ‘shpërthen’ Artan Hoxha: Saliu nuk guxon as t’i përmendë emrin se ka frikë

16:31 / September 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar vdekjen e Kosta Trebickës. Më 12 shtator të vitit 2008, dëshmitari kryesor i tragjedisë së Gërdecit u gjet i pajetë në Voskopojë.about:blank

Autoritetet thanë se ishte aksident, por të gjithë e dinë se ai u eliminua që të mos tregonte të vërtetën e demontimit të armëve. Edhe Hoxha është në të njëjtën linjë, ku deklaron se Berisha nuk e kujton kurrë vdekjen e Trebickës.

Postimi i plotë:

Pse e harrojnë Kosta Trebiçken?!

Nuk guxojnë as t’ia përmendin emrin, sepse mos bën vakë dhe çmohet nga varri.

Aq shumë frikë e kanë.

Nuk guxon ta përmendë ish-kryeministri në detyrë Sali Berisha, sot shef i opozitës, sepse Kosta u tregoi shqiptarëve sesa thellë kishte shkuar korrupsioni në qeverinë e tij, sa nuk kursente as jetët e tyre për t’u pasuruar.

Nuk guxon t’ia përmendë emrin as ish-shefi i opozitës Edi Rama, sot kryeministri në detyrë, që përfitoi aq shumë nga denoncimi i Kostës dhe i premtoi mbrojtje politike.

Prita me kot dje, në 15-vjetorin e vdekjes (vrasjes) “aksidentale” të Kostës Trebiçkes, dikush nga ATA lart t’i kujtonte emrin, qoftë edhe për të përfituar politikisht.

Por jo. Askush nuk e bëri atë “gabim”.

Emri i Kostës Trebiçkes u kall datën.

U kujton dorat e zhytura në korrupsion.

U kujton se si i varrosën jetët e fëmijëve dhe shqiptarëve të varfër pa pikën e meshirës, vetëm e vetëm për t’u pasuruar.

U kujton malet me prova dhe fakte të groposura bashkë me viktimat, që denoncojnë krimet dhe masakrat barbarë të kësaj kaste politike ndaj popullit të vet.

Pikërisht për këtë fakt, Kosta Trebiçka meriton të nderohet, si deshmor i denoncimit të korrupsionit qeveritaro-politik.

Me 12 shtator 2008, humbi jetën (u vra) në rrethana misterioze Kosta Trebiçka, biznesmeni që bëri ripaketimin e municioneve prodhim kinez të Ushtrisë Shqiptare, të cilat iu shiten ushtrisë Afgane nëpërmjet një tenderi prej 300 milionë dollarësh të Pentagonit.

Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar.

Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

15 vite më parë, me 12 shtator 2008, kufoma e Kostës Trebiçkes u gjet e hedhur në një rrugë rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shterruese.

Njeriu që tentoi të luante “te penduarin”, pasi kishte qenë edhe vetë pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti për gjithmonë, duke marre me vete gjithë sekretet që ndoshta nuk do t’i mesojmë kurrë.

Në të vërtetë, Kosta Trebiçka është viktima e 27 e tragjedisë së Gërdecit, të cilin nuk e vrau shpërthimi i madh i barutit në depo të demontimit, por e vrau shpërthimi i skandalit të madh të qeverisë Berisha…

Sot është fiks dita për të kujtuar ata që thanë të vërtetën, dhe për të mos i harruar kurrë, ata që e varrosën të vërtetën…

Harresa e djeshme është më e dhimbshme se vet vdekja tragjike e Kostës.

Edhe pse kanë kaluar 15 vite nga ajo ngjarje tragjike, eshtrat e Kostës mund të jenë tretur, por frika prej emrit të tij dhe asaj që ai denoncoi, nuk u ka dalë ende…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.