Milaim Zeka ka bërë një koment për rastin e arrestimit të këngëtares Enca. Zeka thotë se tre-katër vazot e gjetura në banesën e këngëtares janë zero në krahasim me pjesën tjetër të estradës që shtrohen në tavolinë me kokainë.
Ndër të tjerat ai aludon se Enca mund të ketë rënë viktimë e ndonjë të afërmi, i cili mund ta këtë denoncuar në polici.
“Enca lule e dritë në krahasim me pjesën tjetër të estradës.
Mbase nuk më besoni, po kurrë këngë të Encës nuk kam dëgjuar, ama në rastin konkret po shprehi keqardhje per ate qe i ka ndodhur. Tri-katër vaze ma kanabis jane zero ne krahasim me ata, dhe ato te estrades, qe midis tavolinave “mbjellin” kokaine, me viza te pashkeputura.
Enca e shkretë ka ra viktimë e ndonjë të afërmi, që nuk i ka ofruar te paktën nje rrënjë, edhe e ka paraqitur në polici…”
