Deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi ka ironizuar në Kuvend ndryshimet në qeverinë “Rama 3”, ku është ndalur jo pak edhe te shkarkimi i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.
“Lamë përgjysmë një nismë shumë të rëndësishme, akademinë e çobenjve. A do ta vazhdojmë këtë nismë? Se njerëzit atje kanë blerë edhe fyellin. Dërgojini një mesazh ministres. Unë merak e kam, se njerëzit atje hanë dhe ushqehen me bujqësi.
40% e krahut të punës në Shqipëri mbahet me bujqësi. Bujqësia është në ditën e saj më të zezë, ndërkohë që janë në pikë të hallit. I premtuat 300 mijë lekë për grurin, ndërkohë që sot gjithë fermerët e Myzeqesë do tregojnë se gruri ka mbetur i pashitur”, tha Korreshi.
