Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tirana përmbys Skënderbeun në kryeqytet, bardheblutë marrin kreun e Superligës

17:10 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klevi Qefalija feston golin te Tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Superliga shqiptare e futbollit është në javën e tretë. Këtë të enjte në program janë dy duele, me Tiranën që fitoi 3-1 me përmbysje kundër Skënderbeut në “Selman Stërmasi”, duke marrë për momentin vendin e parë në klasifikim. Në 18:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës do zhvillohet dueli mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Në “Selman Stërmasi”, Tirana fitoi 3-1 kundër Skënderbeut me përmbysje për javën e tretë në Superligë. Bardheblutë u befasuan qysh në minutën e tretë, ndërsa pas një gabimi ishte Ardit Nikaj që kaloi korçarët në avantazh. Sulmuesi shkodran veproi bukur me topin dhe përshëndeti rrjetën e Ilion Likës. Minutat në vijim ishin më të mira për bardheblutë e Shehit, që shtynë në sulm. Do duhej fundi i pjesës së parë dhe konkretisht e 44 minutë që Kaina të barazonte ndeshjen pas një asisti të Përgjonit. Sulmuesi brazilian kërceu mbi të gjithë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekuilibër.

Pjesa e dytë ishte më e luftuar, me Hasanin dhe Kainën që kishin disa mundësi. Duhej minuta e 66 që Shehi të hidhte në fushë Klevis Qefalinë për Ardit Hilën. Mesfushori i ri pas vetëm 11 minutash do shënonte golin e dytë për Tiranën, kjo pas një rrëmuje në zonë. Për t’u përmendur edhe tranversa e Yurit te Skënderbeu. Në fundin e lojës (90+8) ishte Florent Hasani që dërgoi shifrat në 3-1. Me këtë sukses Tirana merr kreun e renditjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa korrcarët pas dy fitoreve në javët e para mbajnë vendin e dytë. Duket se rikthimi pas disa muajve në “Selman Stërmasi” ka rezultuar me fat për bardheblutë.

"Selman Stërmasi" Skënderbeut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.