Kreu i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar një hetim të detajuar mbi shkaqet e zjarrit që përfshiu një pallat sot në Tiranë.
Për fat të mirë nuk pati viktima, por dëmet janë të mëdha dhe kultura e sigurimeve të apartamenteve nga zjarri nuk është ende aq e përhapur sa tek automjetet.
Sipas kreut të zjarrfikësve, zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë më pas përbërja e fasadës e ka ndihmuar të ngjitet lart.
Disa banorë thanë se një studio mjeku në këtë kat ka një furrë, por ende nuk dihen detaje.
Ndërkohë, pamjet e përhapura tregojnë një zjarr të madh në pjesën e sipërme të godinës.
Burime shumë afër ngjarjes thanë për DITA se në dy katet e fundit të pallatit jeton Mhill Fufi, një personazh kontrovers, ish-deputet i PD që më pas u përjashtua nga kjo parti.
