Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vitaminat e domosdoshme që duhet të merrni gjatë stinës së vjeshtës

19:53 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frutat dhe perimet e vjeshtes 768x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimi i stinëve nxjerr në pah nevojën e madhe për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes.

Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara. Ju rendisim vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë:

Vitamina D

Trupi i njeriut prodhon vetë vitaminën D kur është i ekspozuar në diell për një afat të caktuar kohor.

Megjithatë, ndryshimi i stinëve shoqërohet edhe me ekspozim ndjeshëm të kufizuar të trupit në rrezet e diellit.

Organizmi ka nevojë për 1000 deri në 2000 njësi të vitaminës D çdo ditë që nga fillimi i vjeshtës deri në pranverë.

Ajo është e rekomandueshme për njerëzit që qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Përveç suplementëve, vitaminën D e gjeni edhe tek salmoni, skumbria, e verdha e vezës dhe sardelet.

Vitamina C

Trupi i njeriut nuk është në gjendje të prodhojë vetë vitaminën C.

Për rrjedhojë është shumë e rëndësishme që të siguroheni që po merrni mjaftueshëm vitaminë C.

Ajo e mbron organizmin nga viruset dhe bakteret dhe përgatit linjën e parë të mbrojtjes ndaj të ftohurës dhe gripit.

Ajo i pengon këto probleme por kur njeriu sëmuret, vitaminë C nuk arrin dot të përshpejtojë shërimin.

Përveç suplementëve, vitaminën C e gjeni tek majdanozi, specat, kivi dhe brokoli, etj.

Magnezi

Temperatura e jashtme luan një rol të fortë tek humori.

Magnezi është i domosdoshëm sepse pengon dëshpërimin e vjeshtës, një çrregullim që prek dikë më shumë e dikë më pak.

Ky mineral thelbësor luan një rol të rëndësishëm në 300 reagime metabolike në organizëm.

Ai është i nevojshëm për mirëqenien dhe shëndetin në shumë nivele, ndaj sigurohuni që ta merrni si supplement rregullisht.

vitamina vjeshte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vjeshta në rivierën shqiptare

11:25 / October 13, 2026

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.