Mesditën e sotme një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.
Si pasojë e flakëve 3 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe një tjetër në masë 30%, ndërsa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se familjet e dëmtuara do të ndihmohen nga bashkia.
Së fundmi policia ka shoqëruar administratorin e pallatit.
Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallatin ku ra zjarri, dyshohet se shkak është bërë ndonjë pajisje elektrike. Por nesër në mëngjes do ketë ekspertizë më të detajuar.
Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas kanë marrë katet e tjera. Në polici për t’u pyetur është shoqëruar edhe mjeku.
