Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau 2 vëllezërit për borxhin, kush është Eduart Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm

16:05 / September 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eduart Kurti është i shumëkërkuari nga policia që është arrestuar këtë të premte në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje. Mësohet se 48-vjeçari ka vrarë në vitin 2012 me armë zjarri dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhiali.

Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, pikërisht në bulevardin “Bajram Curri”. Shkak i kësaj vrasje horror ishte borxhi që vëllezërit i kishin Kurtit.

Bëhet fjalë për një shumë 200 mijë dollarë, të cilët Kurti ua kishte dhënë vëllezërve. Paratë ishin dhënë disa kohë para vrasjes dhe viktimat duhej që t’ia kthenin autorit të dyshuar në kohën e duhur, ku përveç kësteve përfshiheshin edhe përqindjet.

Si ndodhi më në detaje vrasja 9 vite më parë?

Iglent dhe Sokol Haxhialiu ishin nisur drejt Beratit mbrëmjen kur ndodhi ngjarja. Gjatë rrugës atyre u ka prerë rrugën Eduart Kurti, i cili ka hipur në makinë bashkë me ta. Makina tip “Mazda”, me targë TR 9205 S, drejtohej nga vëllai i vogël, Sokoli. Ndërsa vëllai i madh, Iglenti, i liroi sediljen e parë Eduart Kurtit, duke kaluar vetë në pjesën e pasme të makinës.

Sipas Policisë, përgjatë gjithë rrugës, nga zona e ish-Bllokut, kur në makinë ka hipur Kurti e deri në afërsi të rrugës “Irfan Tomini”, tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re ku ndodhi ngjarja, vëllezërit kanë debatuar me Kurtin në lidhje me borxhin që i detyroheshin.

Në debat e sipër, Kurti ka nxjerrë nga brezi një pistoletë “Miniblow”, me të cilën fillimisht ka qëlluar një herë në kokë Iglentin, që ndodhej në sediljen e pasme. Më pas ka qëlluar dy herë të tjera, në kokë dhe në qafë, Sokolin që ishte duke drejtuar makinën.

Pasi ka zbritur nga makina, autori është ndihmuar nga një person tjetër, duke u larguar nga vendngjarja me një makinë tjetër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026

“Pamjet e dhunës dëmtojnë imazhin e vendit”, Unioni Turistik Shqiptar: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie

20:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.