Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi me Merkel, Edi Rama flet për kërkesat që do t’i paraqesë kancelares: Shqipëria meriton të hedhë hapin…

16:00 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama merkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një ore nis takimi mes kancelares Merkel dhe dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Fokusi këtij samiti do të jetë Kosova nga ku do të tentohet eksplorimi rrugëve dhe mundësive të reja për të rinisur dialogun e bllokuar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkohë, gjatë takimit kokë më kokë me kancelaren Angela Merkel, siç edhe shprehet në një intervistë për Top Channel, kryeministri Edi Rama pritet të kërkojë mbështetje për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Zoti kryeministër, cilat janë pritshmëritë nga ky Samit?

Edi Rama: Është një moment rikapitulimi i 5 viteve proces të Berlinit dhe risia është se jemi në një Samit gjermano-francez me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për të adresuar të gjitha aspektet e një procesi historik si dhe për të diskutuar për temat me një rëndësi dhe një peshë të posaçme.

Çfarë do t’i kërkoni kancelares Merkel dhe presidentit Macron?

Edi Rama: Më lejoni t’ua them pas takimit. Por, sigurisht që për sa na takon do të fokusohemi tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe padyshim tek domosdoshmëria për afirmuar se Shqipëria meriton të hedhë hapin e madh dhe të shumëpritur të negociatave për anëtarësim.

Nëse shikojmë axhendën, duket sikur i gjithë fokusi është Kosova, po çështjet e tjera a do të diskutohen?

Edi Rama: Në fakt, të gjitha çështjet janë të përfshira, por ka edhe një sesion të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni ynë ka qenë dhe mbetet shumë i qartë. Ne inkurajojmë dialogun dhe do të mbështesim pa rezervë një marrëveshje që ka mbështetjen e plotë të autoriteteve dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës. Si dhe mbështetjen dhe garancinë e SHBA dhe BE./ Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.