Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTOT / Veliaj nderon me çmimin “Mirënjohja e Qytetit” kunatin e Halim Kosovës

19:15 / January 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj halimi 820x394 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse në zgjedhjet vendore të 2015 ishin rivalë për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me çmimin “Mirënjohja e Qytetit”  kunatin e Halim Kosovës. Përmes një postimi në twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar fotot e ceremonisë së vlerësimit për  eksploruesin e madh të maleve Ibrahim Haçkaj, i cili një vit më parë u nda nga jeta duke lënë një mungesë të pashlyeshme për alpinizmin shqiptar. “Nderova me çmimin “Mirënjohja e Qytetit” eksploruesin e madh të maleve Ibrahim Haçkaj! Largimi i tij një vit më parë, la një mungesë tek alpinizmi shqiptar, por familja e tij e mrekullueshme dhe shoqata e përkushtuar Dajti po çojnë më tej pasionin e misionin e tij”, shkruan Veliaj.

Sikurse shihni edhe nga fotot, vlerësimi i është dorëzuar bashkëshortes së tij, Pranverës, e cila është edhe motra e ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, por që humbi thellë përballë Veliajt.

Mbi dy dekada përvojë, Ibrahim Haçkaj ka bashkëpunuar me institucione të rëndësishme ndërkombëtare si; IFAD, OPEC, IsDB, FAO, OIE, WHO, Fondi i Kuvajtit, EBRD, agjencitë e OKB-së, BE-së, Qeverinë Italiane, Gjermane, Franceze, Suedeze, Zvicerane, Austriake, Amerikane dhe institucionet e tyre përkatëse si USAID, Cooparacione Italiane etj. Për 21 vite ai ka punuar me Misionin e Përhershëm të Bankës Botërore në Zyrat e Shqipërisë dhe në Kosovë si edhe në Rajonin e Ballkanit duke drejtuar 40 nga 70 projekte të Bankës të financuara në Shqipëri dhe Kosovë.  Por Haçkaj ka dhënë një kontribut të vyer edhe në alpinizmin shqiptar. Ai është ideator dhe bashkëthemelues i Shoqatës “Dajti Alpino Turistik” në vitin 1999 dhe nismëtar dhe drejtues i disa prej ekspeditave më të rëndësishme të SHDAT dhe mbarëshqiptare, të cilat kulmuan me ngjitjen e Everestit në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Majat shqiptare i ka ngjitur me radhë duke u kujdesur që mijëra të rinj të ngjiten në këto lartësi duke ushqyer dashurinë për alpinizmin dhe natyrën .

Z. Haçkaj ka përgatitur në nëntor 2017 librin e tij të parë për Alpinizmin, “Nëpër male me kulturë e humor”.

Më poshtë një listim i ekspeditave të drejtuara dhe të organizuara:

Kampi Bazë Everest           – viti 2004 (6200 metra)

Mont Blanc France             – viti 2008 (4810 metra)

Kilimanjaro Afrike              – viti 2010 (5898 metra)

Elbrus Rusi                            – viti 2011 (5642 metra)

Mont Everest Kine              – viti 2012 (8848 metra)

Mont Dufour Zvicër            – viti 2012 (4634 metra)

Dom Zvicër                           – viti 2013 (4545 metra)

Aconcagua Argjentine        -viti 2014 (6962 metra)

  • Veliaj motra e Halim Kosoves 1
  • Veliaj motra e Halim Kosoves 2
  • Veliaj motra e Halim Kosoves 3
  • Veliaj motra e Halim Kosoves 4

Kosova veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat për Zvërnecin/ Rama: 99% e atyre që mbrojnë flamingot, nuk i kanë parë kurrë

11:18 / June 7, 2026

E rëndë/ Gjendet i pajetë gardisti Flamur Kolmarku

11:01 / June 7, 2026

Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite

14:31 / June 6, 2026

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

14:12 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.