Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e ish-drejtorit të OST-së në Rrëshen, dërgohet për gjykim vrasësi me pagesë Dorjan Keqi

11:06 / September 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1695026935xkronika 503
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

40-vjeçari Dorjan Keqi i arrestuar rreth 1-vit më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Energjisë Elektrike për Veriun Saimir Jaku, do të përballet në gjykatë me akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me krimin e ndodhur me 9-shtator të vitit 2016 në një lokal në Rrëshen, dhe dosja penale me të pandehur 40-vjeçarin nga Kruja ka kaluar për gjykim.

Ashtu si dhe gjatë momentit të arrestimit, Dorjan Keqi, dyshohet vrasës me pagesë, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por organi i akuzës pretendon se ka arritur të provojë bashkëpunim e tij në këtë krim, të të cilin mbeti i plagosur dhe një person tjetër që në atë momente po pinte kafe me Saimir Jakun.

40-vjeçari me banim në Krujë u arrestua në shtator të vitit 2022 nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Lezhës. Ai u zbulua në bazë të gjurmëve të gishtave që kishte lënë te bidoni me benzinë që u gjet në vendin ku autorët kishin djegur makinën pas krimit.

Ish-drejtori i OST-së për Veriun, Saimir Jaku, u ekzekutua me 9 shtator të vitit 2016-të. Ai u sulmua me breshëri automatiku nga dy persona, teksa po pinte kafe në një lokal në Rrëshen bashkë me një mikun e tij i cili nga të shtënat mbeti i plagosur.

Autorët e ngjarjes të cilët mendohet të kenë qenë 3 persona mes të cilëve dhe Dorjan Keqi, arritën të largohen me një automjet tip “Benz”, i cili pas ngjarjes u gjet i djegur në një fshat të Kurbinit.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Prishtinës e Dyseldorfit, mesazhi për ish-krerët e UÇK të hënën në “Times Square” në New York: Liri për çlirimtarët!

12:01 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Gjermani/ Sot zgjedhjet në landin e Saksoni-Anhalt-it, AfD drejt një fitoreje historike

11:01 / September 6, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.