Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DOKUMENTI/ Bashkëshortja e Geron Xhafajt firmos për krijimin e Bindjes Demokratike

17:05 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
geron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa ditë pas regjistrimit në KQZ dhe debatit politik, “Panorama” ka zbuluar dhe një fakt interesant në listën e personave që kanë firmosur për krijimin e ‘Bindjes Demokratike’.

Në listën e firmëtarëve të BD-së së Patozit, figuron dhe emri i bashkëshortes së Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në dokumentin e depozituar në Gjykatë, figuron emri i Elvana Përparim Xhafajt, banuese në Vlorë.

geron xhafaj firmat

Nga verifikimi në regjistrimin e gjendjen civile, rezulton se ajo është bashkëshortja e Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit socialist.

Geron Xhafaj që prej rreth një viti ka qenë në qendër të debatit politik, për shkak të akuzave të PD-së se ai merrej me trafik lëndësh narkotike edhe pse ishte i dënuar në Itali për këtë vepër penale.

Nuk dihet nëse bashkëshortja e Geron Xhafajt është më bindje të djathta dhe nëse ajo personalisht ka dhënë firmën për të krijuar partinë e re opozitare, por ajo që bie në sy është fakti se lista e firmëtarëve për Bindjen Demokratike, të krijon dyshimin se është hedhur nga një dorë e vetme.

Disa ditë më parë edhe  News 24 zbuloi se disa qytetarë nga Kavaja, të cilët kanë bërë ankim në gjykatë kundër Bindjes Demokratike, duke e akuzuar se ka përdorur firmat e tyre për themelimin e partisë.

Padia është firmosur nga Zyber Molla, Shyqyri Proshka, Mehmet Sheme dhe Mirjan Krasniqi.

Ndërkohë që shtetasi tjetër, Dritan Agushi, ka theksuar se ai ndodhet jashtë shtetit dhe se nuk ka dhënë asnjë firmë për krijimin e partisë së Patozit./PANORAMA


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool, dy ditë më parë tentoi të ndizte zjarr në banesë

17:58 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.