Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA-ja kundër Kurtit dhe mbështet Lajçak: Jemi në të njëjtën linjë. Angazhim urgjent në dialog

10:47 / September 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DSC 1790
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti e akuzoi se është kundër Kosovës dhe se mban anën e Serbisë, por Shtetet e Bashkuara i dalin në krah të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi ato që i quajti përpjekje të palodhura të zyrtarit europian, në bisedimet Prishtinë-Beograd.

“Ne mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falënderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, tha zëdhënësi i DASH.

Kryeministri Kurti tha se u kishte dërguar letra mbi këtë çështje vendeve kryesore perëndimore, ndërsa akuzoi ndër të tjera Lajçak për “deformim të procesit”. Në një reagim për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH-it nuk konfirmoi nëse letra kishte mbërritur në Uashington, por shprehu zhgënjimin mbi mungesën e përparimit në takimin e 14 shtatorit dhe paralajmëron se koha po mbaronte.

“Ne presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti. Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në detyrimet ekzistuese dhe të mëparshme bazuar te dialogu dhe marrëveshja e Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara, Lajçak e mori edhe gjatë një takimi trepalësh, me të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe këshilltarin e lartë të DASH, Derek Chollet, në Nju-Jork.

Albin Kurti DASH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.