Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pse njerëzit konsumojnë kafe pas darke?

09:34 / September 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kafe turke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kafeja shijohet për një sërë arsyesh dhe ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore. Shumë preferojnë të pinë edhe nga një filxhan pas darke, për të tjerë kjo mund të duket e pakuptimtë sepse mund të largojë gjumin.

Tradita familjare

A ka diçka më të mirë se një filxhan kafeje pas një vakti të gatuar dhe të shijuar në shtëpi me të dashurit tuaj? Shumë organizojnë ende dreka dhe darka familjare, për të mbajtur familjen të lidhur. Dhe konsumi i kësaj pije kaq të dashur vetëm sa lë vend për më shumë biseda dhe çlodhje pas një vakti të madh familjar.

Kultura

Kultura të ndryshme preferojnë të konsumojnë një filxhan kafeje pas një vakti. Për shembull, italianët preferojnë të pinë kapuçinon në mëngjes dhe kafenë në mbrëmje. Holandezët në mbrëmjë preferojnë të konsumojnë një gotë të vogël me qumësht, që përmban një sasi të vogël kafeje. Kjo ka për qëllim të ndihmojë me tretjen e ushqimit. Në Francë, pas darkës, kafeja e zezë zakonisht shërbehet me pak konjak.

Largon ndjenën e përgjumjes

Konsumi i ushqimit në sasi të mëdha shkakton një rritje të niveleve të sheqerit në gjak. Për ta kompensuar, trupi lëshon insulinë. Kjo nga ana tjetër bën që truri të rrisë prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues përgjegjës për gjumin. Në këtë rast, konsumi i kafesë mund të ndihmojë në uljen e ndjesisë së përgjumjes që vjen pas një vakti të madh.

Ndihmon me tretjen

Një nga çrregullimet më të zakonshme tek njerëzit mbipeshë dhe të moshuarit është kapsllëku. Kafeina bën që muskujt e zorrëve të kontraktohen më shpesh. Kjo ndihmon që mbetjet dhe ushqimi të lëvizin dhe të dalin nga sistemi tretës më shpejt./AgroWeb.org

coffee
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.