Një tjetër aksident është shënuar në vend dhe që mund të kishte rezultuar fatal për dy të rinj që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit.
Mjeti që lëvizte në rrugën e Arbrit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por për fat të mirë të dy personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit.
