Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zhvlerësimi i euros dhe rënia e eksporteve, Meta: Nga kjo situatë ka përfituar veç qeveria!

12:28 / September 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta ahmetaj 1280x672 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se zhvlerësimi i euros dhe ulja e eksporteve në vend, po çojnë në falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, prodhuese apo furnitore. Në një dalje për mediat, Meta deklaroi se nga kjo situatë “ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit”, ndërsa thekson se kjo krizë është “provokuar nga flukset e larta të parave të pista në qarkullim”.

“Nëse nuk kemi ndërhyrje me politika fiksale nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, eksportet do te fundosen me tej, prodhuesit dhe eksportuesit do të mbyllin fabrikat, mijëra njerëz do mbesin pa punë, konsumatori shqiptar do vuajë çmime edhe më të shtrenjta. Rënia me 2% e eksporteve për muajin gusht është një kambanë alarmi për falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, prodhuese apo furnitorëve.

Pasojat e rënda ekonomike të spekulimit të kursit të këmbimit prekin dhe biznesin e vogël, që janë të lidhura më këto biznese. Tregtia e jashtme ka pësuar vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, një humbje prej 170 milionë euro. Rreth 1.4 milionë qytetarë që përfitojnë nga remitancat që dërgojnë familjarët e tyre emigrantë janë dëmtuar dukshëm. Rreth 500 mijë qytetarë që kanë kursimet e tyre në valutë kanë pësuar dëmtime të kursimet e tyre

Nga zhvlerësimi i euros ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit që po falimentojnë ekonominë vendase. Është kriminale që kjo qeveri klineteliste nuk shqetësohet për këtë krizë të provokuar nga flukset e larat të parave të pista në qarkullim.

Nëse nuk kemi ndërhyrje me politika fiksale nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, eksportet do të fundosen më tej, prodhuesit dhe eksportuesit do të mbyllin fabrikat, mijëra njerëz do të mbesin pa punë, konsumatori shqiptar do të vuajë çmime edhe më të shtrenjta. Duhet të qeveria dhe BSH, të ulen dhe diskutojnë me shoqatat e prodhuesve mbi bazën e platformës që ata kanë paraqitur, për të nxjerrë këto aktivitete nga kjo krizë”, deklaroi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.