Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon që të arrestojë. Një 21 vjeçar ra në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Deri tani ka shkuar në 93 numri i shtetasve të ndaluar.
Në Kamëz u arrestua Elidon Barruku, banues në Bathore, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, informoi sot policia e Tiranës.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.