Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spiropali: Do të isha gati të 10-fishoja pensionet e nënave tona. Lufta ndaj korrupsionit ka filluar

13:05 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi gjatë fjalës në seancën plenare, se qeveria ka rritur herë pas here pensionet, ndërsa shtoi se po të ishte e mundur do t’i 10-fishonte.

“Ka një gjë që na bashkon të gjithëve në këtë sallë, por dhe ata që protestojnë me zhurmë jashtë. Po ju zoti Xhaferri i rrini besnik gjërave që lexoni. Brezi ynë, të gjithë që kemi prindër, kemi një borxh moral dhe financiar për ata. Ne nuk kemi mundur që të bëjmë më shumë për të gjithë ata që prodhonin grurë, apo qetësonin plagë, apo ata që mësonin.

Shpërblimi moral që kanë marrë ka qenë i kundërt. Shpesh i kanë quajtur skllevër. Ne kemi bërë sa kemi mundur. Pensionet janë indeksuar në 2008, në 2013, apo dy herë të tjera më vonë. Buxheti këtë vit ishte 5.4 mld për këto indeksime. Për pensionistët janë dhënë bonuse.

Totali i bonuseve është 31 mld lekë në 5 vitet e fundit. Qeveria ka kompensuar çmimin e energjisë për pensionistët e vetmuar. Ky lloj kompensimi jemi të vetëdijshëm që nuk është i mjaftueshëm, por totali i parave nga buxheti, ka mbërritur në 22.5 mld lekë.

Këto debate që duhet të bëhen këtu dhe ndërpriten herë pas here nga debatet shterpë të luftës politike, kush e ka e kush nuk e ka vulën, na marrin kohë për të diskutuar këto që janë të vërteta. Opozitarizmin e shihni si llixhën çudibërëse që ju pastron nga e shkuara. Ju që jeni ende jashtë normalitetit të sistemit politik, pak keni për të thënë për sistemin e ekonomisë”, tha Spiropali.

Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.