Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Censi i popullsisë, dom Gjergj Meta: Deklaroni besimin. Uroj mos të kthehet në garë “ekipesh”

13:37 / September 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dom Gjergj Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej pak ditësh ka nisur censi i popullsinë në vendin tonë. Pas nisjes së censit, komunitetet fetare i kanë bërë thirrje qytetarëve që të deklarojnë besimin e tyre.

I ftuar në studion e “ABC Mëngjesit” ka qenë peshkopi, dom Gjergj Meta.

I pyetur se pse është kaq e rëndësishme në këtë periudhë që të themi se çfarë besimi fetar i përkasim, dom Gjergj Meta tha se personalisht për të nuk ka ndonjë rëndësi.

“Personalisht për mua, nuk ka ndonjë rëndësi që të thuhet, në kuptimin që, për qëllimet e censit. Derisa censi vetë e ka lënë edhe mundësinë e përgjigjes duke thënë se preferoj të mos përgjigjem është parë si një e drejtë e atij personi që të mos e thotë. Por nëse dikush e ndjen që vërtetë i përket besimit katolik bën mirë që ta deklarojë. Edhe ne si kishë kemi mbajtur një linjë me censin” tha ai.

Edhe klerik të komunitetit mysliman në deklaratat e tyre janë shprehur thuajse njëlloj me të krishterët, por shtetit pse i duhet kjo? Dom Gjergj Meta tha:

“Censi nuk është ndonjë gjë e re. Madje Ungjilli i Lukës, fillon me një census sepse thuhet kur u vendos që të bëhet regjistrimi i popullsisë, Jezusi ishte emigrant në Egjipt me familjen e tij dhe për shkak të censit kthehet në Betlehem, te vendi i babait të tij. Për ashtu si e kuptoj unë, censi është i rëndësishëm si një fotografi, që nuk është gjithçka, por të ndihmon për të ndërtuar strategji pune. Meqë mora shembullin e fotografisë, fotografia mund të jetë bardh e zi, por mund të jetë edhe me filtra. Nuk duhet të ndodhi as njëra, as tjetra, por duhet të jetë fotografia reale. Dhe unë shpresoj që INSTAT të ketë kurajon dhe ta çojë si duhet deri në fund. Do të shikohet zbraza e fundit, që kanë qenë për mua një nga problemet më të mëdha. Shtëpitë e braktisura, me vetëm disa pleq brenda,” u shpreh dom Gjergj Meta.

Në lidhje me mundësinë e një rreziku që të krijohen disa skuadra si “skuadra futbolli” në përfundim të këtij censi, dom Gjergj Meta u përgjigj:

“E kam menduar këtë. Do të ishte mirë ta shmangnim këtë. Do të ishte mirë që përkatësia religjoze mos të ishte çështje përqindjesh, por të ishte diçka shpirtore. INSTAT flet me përqindje dhe nëse i bazohemi kësaj gjëje herë pas herë. Mua më ka ndodhur që kur shkoj në një shtet tjetër të më pyesin “sa përqind katolik jeni?”, dhe sigurisht ti do ti referohesh shifrave dhe ne i jemi referuar një censui të kohës së Zogut, ai në vitin 2000 u bë, por kaloi me disa polemika. Por ama me përqindje nuk duhet të luhet nga pikëpamja e ndjenjave të njerëzve. Sido që të jetë, feja i përket shpirtit të njeriut, sjellës së tij, qasjes së tij ndaj shoqërisë, se si e bën jetën e tij shpirtërore, çështja e numrave është gjithmonë relative”./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.