Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

AKEP kritikon One Albania pas ankesave të qindra shqiptarëve: Mund të paditet drejtpërdrejt

13:56 / September 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
one albania 1068x758 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra qytetarë janë ankuar së fundmi në rrjetet sociale për shërbimet telefonike dhe atë të internetit, të ofruara nga kompania One Albania sh.a.

Në lidhje me nderprerjet e pajustifikuara të internetit apo thirrjeve telefonike nga One Albania ka ardhur edhe një njoftim zyrtar nga AKEP.

“AKEP ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar nga ndërprerja për disa orë e shërbimeve të internetit, thirrjeve zanore dhe sms ofruar nga sipërmarrësi One Albania sh.a. Është përgjegjësi e sipërmarrësit të njoftojë dhe të informojë pajtimtarët e tij për shkakun e incidenteve të kësaj natyre dhe të sigurojë garantimin e të drejtave të përdoruesve. Për arsye se incidente të tilla kanë ndodhur edhe më parë, si rrjedhojë e ndryshimeve teknologjike që sipërmarrësi lirisht ka zgjedhur të aplikojë në sistemet e tij, AKEP ka kryer një inspektim gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke i vendosur One Albania sh.a. masa administrative të shoqëruara nga një sërë rekomandimesh për korigjimin e problemeve teknike të brendshme me impakt në vijueshmërinë dhe cilësinë e shërbimit” – thuhet në njoftimin publik.

Pas qindra ankesave, AKEP duket se është i detyruar të mos e lejë këtë çështje me kaq, ndaj shprehet se do të vlerësojë situatën pas kryerjes së verifikimeve që parashikohen nga legjislacioni në fuqi.

“One Albania”, sipas AKEP, mbart përgjegjësi civile, ndaj dhe mund të paditet drejtpërdrejt dhe në çdo moment në gjykatë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmit të shkaktuar, sikundër mund të jetë objekt ankese nga çdo përdorues, sipas formave të përcaktuara në ligj, për të marrë shërbimet e munguara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Kryeministri Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut, zbulohet emri

13:41 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.