Tre të rinj shumë të talentuar në Shkodër të gjimnazit ’28 Nëntori’ kanë fituar vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AL me një projekt inovator përmes inteligjencës artificiale. Falë programit të Kodimit, 3 gjimnazistët kanë sjellë një projekt inovator për lehtësimin e trafikut në qytete. Lajmin e ka shpërndarë në media edhe kryeministri Rama.
”MIRËMËNGJES dhe me Ermin, Gertin dhe Endrin, tre të rinjtë e talentuar të Gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës, të cilët fituan vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI, me super gjetjen e tyre për lehtësimin e trafikut në qytet, një projekt inovator, përmes inteligjencës artificiale, falë programit të Kodimit dhe punës fantastike të mësuesve të TIK, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
