Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha komenton debatin në OKB: Rama si Lukashenko, mori djalin në asamble

13:19 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me liderin bjellorus, Aleksandër Lukashenkon. Gjatë mbledhjes së përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në Asamblenë e OKB, bashkë me djalin në shkollë fillore.

”Ne u bëmë vendi i parë në historinë e atij institucioni, që të kryesohet ajo mbledhje nga një person delinkuent, në hetim ndërkombëtar. Në vitin 2007, kur ndodhi ky event, isha në OKB në takimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendosa të marr pjesë në një seancë si spektator.

Seancën e kryesonte koloneli Muamer Gadafi. Ai ishte njeriu, në mos gaboj i tretë pas Kastros dhe Ahmedinaxhadit që si të çmendur flisnin 2-3 orë dhe nuk e lëshonin platformën. Edi Rama, fatmirësisht kësaj here nuk foli sepse kishte rekordet e Lukashenkos. Se pas këtyre të treve, i katërti vinte Lukashenko. Edhe ai fillonte dhe nuk dinte kur mbaronte.

Por analogjia është analogji. I vetmi përfaqësues në planet, që kisha parë, të merrte djalin e vet të vogël, ishte Lukashenko. A thu se të tjerët nuk kishin fëmijë. Edi Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore. I ngjasin diktatorët njëri-tjetrit, por Lukashenko nuk ishte nën hetim atëherë. Rama është në hetim të plotë”,-tha Berisha.

Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në funksion të kthesës së mandatit të katërt”- Rama prezanton dokumentin “Besa”: Pesë vende patën të njëjtën sëmundje me patronazhistët, gur i varrezës politike

17:58 / July 30, 2026

“Me ligj e jo vetëm me zakon”, Rama: Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve” për një familje në Theth

16:46 / July 30, 2026

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Spahia: Shërbimi i radhës ndaj Vuçiçit nga Rama

13:09 / July 30, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.