Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

20-vjeçari nga Shkodra kapet duke shitur kanabis në lokalin pranë shkollës

16:15 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 09 22 161514
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është arrestuar në Shkodër 20-vjeçari Ergeno Sulejmani, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se shisnin drogë në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi.

I riu u kap duke shitur dozat e drogës në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në qytetin e Shkodrës.

Tre personat e tjerë që janë të moshës 16, 22 dhe 33 vjeç, dyshohet se janë të përfshirë si përdorues dhe shitjes së dozave të drogës në këtë lokal.

“Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u evidentua dhe u godit një rast i përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në qytetin e Shkodrës. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. S., 20 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, si dhe për shtetasit J. M., 22 vjeç dhe D. M., 33 vjeç. Nga kontrollet në ambientet e lokalit, u kap në flagrancë, duke shitur dozat e cannabis sativës, shtetasi E. S. Shtetasit e proceduar në gjendje të lirë dyshohet se janë të implikuar në veprimtaritë kriminale të përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në këtë lokal”, njofton policia.

Droge Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.