Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stuhia e rërës në Iran shënon tre viktima dhe qindra të plagosur

19:35 / September 22, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1695403847xiran 620
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe qindra të tjerëve iu është dashur të marrin ndihmën e parë në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit juglindor, e cila është përfshirë nga stuhitë e rërës për tre ditë.

Deri më tani, “1,346 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore urgjente në spitale dhe qendra mjekësore”, tha kreu i agjencisë së menaxhimit të krizave, Majid Mohebi, për agjencinë zyrtare të lajmeve Irna. Shumica e pacientëve kanë probleme të frymëmarrjes dhe zemrës ose acarim të syve, shtoi ai, duke sqaruar se tre persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku të shkaktuara nga mungesa e shikueshmërisë nga pluhuri.

Irani juglindor po përjeton gjithnjë e më shumë stuhi të tilla pasi ligatinat e tij të pakta thahen me një shkallë alarmante. Kjo situatë ka shkaktuar tensione diplomatike me Afganistanin fqinj, të cilin Teherani e akuzon se ka ulur ndjeshëm vëllimin e ujit të lumit Helmand që përshkon të dy vendet.

Irani, shtëpia e 85 milionë banorëve, është një nga vendet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Provinca Sistan-Baluchistan shpesh goditet nga valët e të nxehtit dhe këtë verë një mijë njerëz u shtruan në spital pasi kishin probleme shëndetësore për shkak të rritjes së temperaturave dhe reve të pluhurit.

Sistan-Baluchistan tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.