Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga rehabilitimi i pallateve të vjetra tek projekti për ujërat e zeza, kryebashkiaku Malaj dëgjesa me banorët e Matit

20:14 / September 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj është takuar me banorët e njësisë administrative Macukull dhe në mbrëmje me ato të lagjes “Partizani”, Blloku 2, Burrel. Llogaridhënia dhe prezantimi i projekteve të reja ka vijuar prej katër vitesh nga ana e kryebashkiakut të Matit.

 “Sistemimi i 114 pallateve për shkak të amortizmitit do të jetë prioritet i punës tonë, tha Malaj, pasi disa prej tyre janë ndërtuar rreth viteve ’60-të dhe kërkojnë ndërhyrje. Ujërat e zeza janë sistemuar, por një projekt i ri synon grumbullimin dhe filtrimin e tyre, në mënyrë që në lumin e Matit të mos derdhen ujëra të ndotur dhe mjedisi në qytet e rrethina të jetë i pastër”, shtoi kryetari i bashkisë.

380710655 649153967360595 8551009716988562059 n

Malaj sqaroi se projekti i ujësjellësit të qytetit është ndër më të mirët në vend dhe se teknologjia e re dhe investimi i kryer jo vetëm do të mundësojë ujë 24 orë, por defektet dhe ndërhyrjet në rrjet do të eleminohen në kohë reale. Sipas tij nuk ka vend për hamendësime.

Kryetari i bashkisë saktësoi se një projekt pilot tentohet të zbatohet në qytetin e Burrelit në lidhje me pastrimin e qytetit. Në lagjen “Pjetër Budi” do të mundësohet grumbullimi i mbetjeve nga bashkia, duke synuar ndarjen e tyre që në burim, duke eleminuar koshat në vende publike dhe ndotjen e qytetit.

381241265 1384773392474362 2568699598636992607 n

Malaj u tha qytetarëve të pranishëm se bashkia është e interesuar që hyrjet e pallateve të jenë të pastra, me ndriçim dhe të sistemuara me kujdes. Po ashtu në lidhje me parkimin e mjeteve është menduar që çdo banor rezident të ketë një vendparkimi pa pagesë. Nëse qytetarët kanë më shumë se një mjet atëherë do të mendohet për parkimin e tyre.

Sipas kryebashkiakut të Matit do të marrë fund saga e përdoruesve të mjeteve motorike. Kolaudimi i mjeteve të tyre së shpejti do të mundësohet në qytetin e Burrelit, pasi puna për ndërtimin e kësaj qendre ka nisur. Pra, ata nuk do të udhëtojnë drejt Peshkopisë për këtë shërbim.

381251098 255372704153176 4496321940863767218 n

Në lidhje arsimin Malaj tha se dy shkolla në qytetin e Burrelit janë rehabilituar dhe një tjetër nis nga puna. Sakaq do të investohet së shpejti edhe në tre kopshte.

Krahas tregut të fruta perimeve do të ndërtohet një treg frigoriferik, një treg i gjësë së gjallë dhe objekte të tjera të rëndësishme.

malaj pallatet ujrat e zeza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.