Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 13 5 1024x520 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë një bilanc të situatës së krijuar gjatë protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se janë arrestuar 167 persona dhe janë proceduar penalisht 388 të tjerë. Sipas tij, gjatë përplasjeve janë dëmtuar 132 punonjës policie, disa prej të cilëve vijojnë të marrin ndihmë mjekësore në spital.

Në një konferencë për mediat këtë të shtunë, më 17 tetor, Hita deklaroi se protestat janë shoqëruar me akte dhune ndaj efektivëve të policisë, institucioneve publike dhe pronës publike e private. Ai bëri të ditur se veprime hetimore janë kryer në disa qytete të vendit, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të përfshirë në këto akte.

Kreu i Policisë njoftoi gjithashtu se shtatë punonjës policie janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor, për shkak të dyshimeve për tejkalim të detyrës, mosrespektim të parimit të proporcionalitetit dhe mënyrës së trajtimit të një protestuesi.

“Dua t’i siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër, në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde të punës. Çdo rast i evidentuar i tejkalimit të kompetencave apo mosrespektimit të këtyre procedurave do të trajtohet sipas ligjit”, deklaroi Hita.

Thirrje për dhunë ndaj policisë në rrjetet sociale

Gjatë deklaratës, Hita ngriti shqetësimin për thirrjet për dhunë ndaj punonjësve të policisë që, sipas tij, po shpërndahen në rrjetet sociale, veçanërisht në grupe të krijuara së fundmi në Telegram.

Ai tha se këto thirrje synojnë nxitjen e sulmeve ndaj efektivëve me mjete të ndryshme, përfshirë lëndë djegëse dhe plasëse. Sipas tij, edhe gjatë paradites së së shtunës janë publikuar mesazhe që u bëjnë thirrje protestuesve të maskuar të sigurojnë mjete për të sulmuar policinë dhe për t’u vënë zjarrin automjeteve të saj.

“Përballë kësaj situate, në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit ka marrë masat për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këto veprime, si dhe për t’iu përgjigjur çdo akti kriminal me forcën e ligjit, në mbrojtje të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe pronës publike e private”, u shpreh drejtori i Policisë.

Hita renditi edhe mjetet me të cilat, sipas tij, janë sulmuar efektivët gjatë tubimeve, mes tyre gurë, pllaka guri, sende metalike, lëndë piroteknike dhe bomba molotov.

“Plumbat e gomës janë përdorur në mënyrë të kufizuar”

I pyetur për përdorimin e plumbave të gomës gjatë protestave, Hita deklaroi se ato janë përdorur në mënyrë të kufizuar dhe në përputhje me legjislacionin dhe procedurat standarde të punës.

“Plumbat gomë janë përdorur në mënyrë të kufizuar. Ne kemi sekuestruar disa mjete, ku ka edhe vida e mjete të tjera të forta. Policët janë dëmtuar nga këto mjete”, deklaroi Hita.

Ai theksoi se policia ka vepruar në mënyrë paqësore deri në momentin kur, sipas tij, është përballur me sulme me gurë dhe sende të tjera të forta.

“Ka dhe një numër të lartë policësh që janë plagosur. Policia ka qenë paqësore, deri në momentin që përballet me gurë”, tha ai.

Apel prindërve: Mos lejoni përfshirjen e të miturve në protesta të dhunshme

Në fund të konferencës, drejtori i Policisë së Shtetit u bëri thirrje protestuesve të ndalojnë aktet e dhunshme dhe qytetarëve të distancohen nga personat që i nxisin ato. Sipas tij, personat e dhunshëm nuk përfaqësojnë studentët dhe aspiratat e tyre.

Hita iu drejtua posaçërisht prindërve dhe familjarëve, duke kërkuar që të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të mitur në protesta ku ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës.

“U bëj thirrje prindërve dhe familjarëve që të mos lejojnë përfshirjen e fëmijëve të mitur në protesta ku ekziston rreziku i përshkallëzimit të dhunës. Fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj rrezikut dhe as të përdoren si mburojë nga persona të dhunshëm e të maskuar. Siguria e tyre duhet të jetë mbi gjithçka”, deklaroi ai.

Kreu i Policisë theksoi se institucioni do të vijojë të garantojë rendin dhe sigurinë publike, të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe të sigurojë ushtrimin e së drejtës kushtetuese për tubim paqësor.

“Siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe e pronës dhe zbatimi i ligjit mbeten detyrimet tona të panegociueshme”, përfundoi Hita.

Policia skender hita thirrje te dhunshme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.