Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA dënon sulmin, Hovenier: Sulm i orkestruar, Kosova të garantojë sundimin e ligjit

15:45 / September 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jeffrey Hovenier 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e efektivit te Policisë ne Veri të Kosovës në orët e para të kësaj të diele solli reagim të menjëhershëm nga zyrtarë të lartë të këtij vendi si dhe nga ndërkombëtarët.

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier ka dënuar ashpër ngjarjen e rëndë nëpërmjet një deklarate të publikuar në rrjetin social X.

“Dënojmë ashpër sulmet e dhunshme të  orkestruara ndaj Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Autoret duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi. Ata do të sillen përpara autoriteteve. Ne emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shpreh ngushëllimet familjes se efektivit të Policisë së Kosovës që mbeti I vrarë në krye të detyrës”, ka thënë ai.

Përfaqesuesi i Lartë për Politikë të Jashtme Josep Borrell nëpërmjet një deklarate ka dënuar ashpër sulmin  e ndodhur ndërsa kërkon që autorët të vihen para drejtësisë.

“Dënoj ne termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë ku ka humbur jetën një polic dhe janë plagosur dy të tjerë. Autorët duhet të përballen me drejtësinë. Më shumë jetë të tjera të pafajshme janë në rrezik pranë Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, ka thënë ai.

Edhe i dërguari i Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dënoi ngjarjen, ndërsa bëri thirrje që palët të kthehen në tryezen e dialogut menjëherë.

Presidentja Vjosa Osmani ka ndërprere vizitën e saj zyrtare në Nju Jork dhe po niset menjëherë drejt Kosovës, sipas asaj që ka deklaruar këshilltari i saj për mediat.

Në një status ne Facebook mbi ngjarjen Osmani shkroi se “Vrasja në veri është planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe”.

Kreu i Aleances  për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj shkroi ne FaceBook se : “Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë”.

Kryetari i Partise Demokratike te Kosovës, Memli Krasniqi: “Sot, në këtë moment të dhembjes, qëndrojmë të bashkuar në përkrahje të policëve tanë, të cilët, përkundër sfidave ditore e sulmeve të bandave kriminale të kontrolluara nga Beogradi, po mbrojnë sovranitetin shtetëror në pjesën veriore të shtetit tonë”.

Kryetari partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku: “Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësisë të sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump njoftoi marrëveshjen, presidentja venezueliane: Për 25 vite, SHBA do marrë nën kontroll naftën tonë

17:40 / August 30, 2026

U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali

17:01 / August 30, 2026

Kryebashkiaku i Prishtinës akuzon Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave, thërret protestë me 1 shtator

16:00 / August 30, 2026

Ish kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve: Ngrihuni, duhet të luftojmë për demokracinë

12:58 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.