Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës

13:09 / September 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
380851071 861582765595005 3667819524310396671 n 1920x1440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës post-mortem” rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku që ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. Këtë urdhër e kanë pranuar familjarët e tij.

Afrim Bunjaku humbi jetën si pasojë e një sulmi të kryer nga një grup personash të armatosur në veri të Kosovës. Kjo ngjarje mjaft e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në hyrje të fshatit Banjskë, që banohet me shumicë serbë. Persona të armatosur bllokuan rrugën me kamionë dhe më pas qëlluan me armë zjarri dhe granata dore në drejtim të policisë së Kosovës.

Për pasojë mbeti i vrarë Bunjaku ndërsa u plagosën dy policë të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë së Kosovës agresorët kanë qenë rreth 30 persona, një pjesë e të cilëve u mbyllën pas ngjarjes në Manastirin e Banjskës. Pas operacionit që zgjati rreth 17 orë, autoritetet kosovare njoftuan se vranë 3 sulmues dhe arrestuan 2 të tjerë. Po ashtu janë vënë në pranga edhe 4 persona të dyshuar të cilët kanë qenë në përdorim të paligjshëm të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist.

Policia e Kosovës u shpreh se gjatë kontrollit të ushtruar në manastirin e Banjskës janë gjetur dhjetëra, qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë apo dhe kallashnikovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli 25 Shtatorin ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku. Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

Afrim Bunjaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.