Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Serbia, kërcënim për stabilitetin rajonal”/ Vrasja e policit, Ditmir Bushati: Veprime të frymëzuara nga Beogradi!

14:07 / September 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditmir bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati thotë se sulmet në veri të Kosovës, ku sot u vra edhe një polic janë veprime të frymëzuara nga Beogradi.

Me anë të një postimi në Facebook, Bushati thotë se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal.

Ai thekson se duhet mbështetur puna e policisë dhe institucioneve legjitime të Kosovës. Ndërsa thekson se “Garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, vetëpërmbajtja dhe bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës, mbeten çështje të një rëndësie parësore.”

Pak muaj më parë, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe. Në të njëjtën kohë, trupat e KFOR-it, gazetarët dhe policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale serbe. Sot, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Këto veprime të frymëzuara nga Beogradi dëshmojnë se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për ta afruar atë me BE-në, sidomos në kontekstin e mjedisit të sigurisë në Europë, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Teksa mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët dhe kolegët e Afrim Bunjakut që humbi jetën në krye të detyrës, si dhe për shërimin e shpejtë të policëve të lënduar, duhet mbështetur puna e policisë dhe institucioneve legjitime të Kosovës për të garantuar rregullin dhe sundimin e ligjit në përputhje me Kushtetutën.

Garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, vetëpërmbajtja dhe bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës, mbeten çështje të një rëndësie parësore.

Ditmir Bushati Shqipërisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.