Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Homazhe te varri i Tahir Zemajt, Quni: Zbardhja e vrasjes, të jetë çështje që brengos të gjitha partitë politike

19:40 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 16 vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, u bënë homazhe pranë varrezave të Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt në fshatin Strellc të Epërm në Deçan.

Të pranishëm në këto homazhe ishin disa anëtarë të kryesisë së LDK-së.

Anton Quni, nga radhët e kësaj partie, tha se për zbardhjen e rastit të Zemajt, nuk duhet të jetë e angazhuar vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, por të gjithë.

“Zbardha e vrasjes së Tahir Zemajt, duhet të jetë çështje që brengos të gjitha partitë politike dhe gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh ngjyrimet politike. Këto kuadro kur u angazhuan për çlirimin e Kosovës, ishin profesionistë e më së paku partiak”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Anton Quni.

Gjersa Fadil Hadergjonaj, bashkëluftëtar i kolonelit Tahir Zemaj tha se përjetësisht do ta kujtojë atë si një udhëheqës ushtarak me vizion.

“Sot është lehtë të flasim, por rrethanat kur ka vepruar kolonel Tahir Zemaj me bashkëpunëtorët e tij ishin shumë ndryshe dhe të vështira. Njerëzit e mëdhenj të rrethana të vështira japin provimin”, deklaroi Fadil Hadergjonaj.

E dhimbjen familjarëve po ua lehtësojnë miqtë, dashamirët dhe qytetarë të shumtë që bëjnë homazhe çdo vit pranë varrezave të ndjerëve, kështu tha Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës njëherësh edhe familjarë i kolonelit të ndjerë.

“Është përvjetor i dhimbjes, por mbi të gjitha i krenarisë kur mblidhen pranë varrit të tij dhe pranë familjes, miq, shokë, bashkëpunëtorë, ushtarakë, njerëz të institucioneve duke respektuar punën, aktivitetin e tij, por edhe përkushtimin për çlirimin e vendit. Për ne kjo është lehtësuese. Pjesa tjetër që e rëndon dhimbjen tonë është mos zbardhja e rastit të vrasjes”, deklaroi Armend Zemaj.

Kolonel Tahir Zemaj u vra në Pejë në vitin 2003  bashkë me të u vranë edhe djali i tij, Enisi, dhe kushëriri i tyre, Hasan Zemaj./RTV Dukagjini/

homazhe politike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA

20:00 / September 25, 2026

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

16:58 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.