Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Stina politike e Tiranës që inauguron ambasadori i ri i SHBA

20:00 / September 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shba amb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, gjeneralit Eric Wendt është një event real politik, qoftë për vendin qoftë për rajonin.

Pas ambasadores Yuri Kim, e cila pati një mission të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, Tirana pa pasur një vakum të madh të politikës amerikane në Tiranë. Një vakum, i cili është mbushur nga të tjerë faktorë dhe aktorë. Politika amerikane në Tiranë nuk është thjesht një protokoll zyrtar, është një kulturë politike që e ka markuar këtë vend kur u rrëzua komunizmi.

Shqiptarët e konsiderojnë ambasadën amerikane një institucion nga më të besueshmit në vend. Të cilin, disa vite, për interesa personale, ka pasur aktorë politikë që kanë dashur ta cënonin. Nuk ja kanë arritur.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka qenë që prej 1991 qendra gravitacionale e politikës. Që nga Wiliam Ryerson e deri te Yuri Kim. Vakumi që pasoi periudhën pas ambasadores Kim, ka sjellë një gropë që edhe pse kanë tentuar ta mbushin të tjerë, në publik ajo nuk është mbushur.

Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët e shikojnë veten jetimë pa Amerikën. Edhe pse shqiptarët janë mjaft të hapur dhe miqësor me të gjithë, duke nisur me të gjitha shtetet e Perëndimit: Italinë, Francën, Gjermaninë. Por tek SHBA kanë parë fuqinë politike që i ka mbrojtur. Ky relacion nuk është aspak folklor, është një zhvillim real politik, të cilin shumë europianë e kanë studiuar me kujdes.

Fqinjët tanë italianë, të cilët na njohin më mirë nga të gjithë, edhe pse u shokuan në vitin 1999 me dashurinë shqiptare për Uashingtonin, arritën ta kuptonin herët këtë raport, pikërisht si pasojë e ndihmës unikale amerikane ndaj shqiptarëve të Kosovës që ishin në rrezik zhdukjeje nga Serbia e Milosheviqit.

Ndaj ardha e një ambasadori autorytet të rëndësishëm si gjenerali Eric Wend sipas të gjitha gjasave do të japë një shkundje, ose më mirë do të hapë stinën e re politike të Tiranës.

Fjala e tij në eventin e 2 tetorit ka për të qenë shtegu politik që do të ndjekë Shqipëria. Ai qëndrim, do të tregojë se çfarë mendon SHBA sidomos për problemet ku dylemat janë më të shumta. NATO, angazhimi amerikan në Ballkan, e më e rëndësishmja: investimet amerikane në Shqipëri. Sazani dhe Zvërneci, ku Shqipëria u bë lajm ndërkombëtar me Flamingot, ka shumë gjasa që do të kenë edhe një qëndrim zyrtar, sidomos mbi sulmet e rënda dhe të papërshtatshme ndaj dy familjarëve të Presidentit të SHBA.

Nuk është fare e rastësishme se eventi inagurues i ambasadës amerikane për të prezantuar ambasadorin e ri, është caktuar pikërisht një ditë para një eventi të rëndësishëm të një tjetër ambasade perëndimore që prej 2 vitesh është katalizatori i zhvillimeve në vend. Nga 2 tetori, duket do të kemi një factor më prezent në Tiranë.

ambasadori shba inauguron politike stina tiranes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

12:57 / September 25, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

21:25 / September 24, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

14:02 / September 24, 2026

Aman Sali, mos fol për shërbimin sekret

19:55 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.