Në Paketën e Sigurisë në Shkolla, e cila sipas burimeve pranë Ministrisë së Brendshme është akoma në fazën e draftimit janë edhe pastrimi i rrezes së shkollave edhe nga kioskat apo tabakinot, të cilat në të shkuarën kanë qenë jo pak herë burimi jo vetëm i alkoolit dhe duhanit, por edhe i lëndëve narkotike.
Ndërkohë, policia, kur ka dyshime, mund të ndërhyjë për kontroll edhe në biznese që janë në afërsi, me synim kapjen e rasteve të shitjes së narkotikëve, si në një rast në Berat pak ditë më parë ku në një lavazh brenda perimetrit të sigurisë së shkollës, u kap një person me doza hashashi.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle nëpër lokale që e tregtojnë pa dokumentacion të kalimit të doganë, deri në formësimin e plotë të ligjit. Oksidi i azotit është kthyer në një alarm ndërkombëtar nga mjekët pasi konsumi i tij është rritur ndjeshëm, sidomos te moshat e reja që e gjejnë me 300 lekë në lokale.
