Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Drejtori Ekzekutiv i Apple këshillon njerëzit: “Hiqni telefonat nga duart”

23:05 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tim Cook
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë fjalës së tij në samitin Time 100, Drejtori Ekzekutiv (CEO) i Apple Tim Cook e këshilloi audiencën të përdorë më pak telefonat. Por në fakt ajo që ka dashur të thotë është: “Mjaft e përdorët Facebook kaq shumë”.

Fillimisht ai u sugjeroi përdoruesve të iPhone të përdorin mjetin e ri të Apple që organizon njoftimet në telefon. “Nëse keni një iPhone dhe nuk po e bëni, do t’ju shtyja të fillonit ta përdorni,” tha ai. Cook gjithashtu shpjegoi se organizmi i njoftimeve në telefon solli një ndryshim të dukshëm në jetën e tij dhe produktivitetin.

“Unë e pyesja veten: ‘Vërtetë më duhen këto qindra mesazhe që marrë në ditë?’ Nuk është diçka që po i shton vlerë jetës sime. Njoftimet në telefon nuk të bëjnë njeri më të mirë”.

Sa herë që merrni në dorë telefonin ju hiqni sytë nga personi me të cilin po flisni. Dhe nëse më shumë shihni telefonin sesa personin që keni përballë, ju po bëni një gjë të gabuar. “Ne kurrë nuk kemi dashur që njerëzit të mos e heqin telefonin nga dora. Nuk ka qenë objektivi ynë”, tregon Cook.

Shpesh Cook e ka kritikuar rrjetin social për ndërhyrjet e shumta në privatësinë e përdoruesit. Pas deklaratave të shumta kundër kompanisë, Facebook u kërkoi punonjësve të mos përdorin më iPhone, por t’i ndërronin ata me Android.

cook hiqni Keshillon telefonat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.