Një 15-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Londër, pasi u godit me thikë para një qendre tregtare nga një 17-vjeçar.
E reja u godit me thikë pasi nuk pranoi të dilte me agresorin dhe refuzoi tufën e tij me lule teksa ajo po shkonte me autobus për në shkollë.
Një dëshmitare pohoi se e kishte dëgjuar vajzën duke thënë se “nuk donte të dilte më me të”.
Shoferi i autobusit dhe një pasagjer u përpoqën për t’i shpëtuar jetën vajzës, por nuk ajo i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në vend.
