Presidenti do të vlerësojë kërkesën e aleatëve të PD-së për organizimin e një tryeze politike, por do të diskutojë dhe me palë të tjera politike. Ky ka qenë disi përfundimi i takimit të aleatëve të PD me kreun e shtetit Ilir Meta.
Lexo edhe- Aleatët e PD-së i kërkojnë Metës tryezë për zgjidhjen e krizës
“Presidenti i Republikës vlerësoi kërkesën e partive tona, në sajë të tyre do të marrë veprimet e veta dhe në diskutim me palët e tjera politike. Ka nevojë për diskutim me të gjitha palët rreth kësaj çështje. Presidenti jo vetëm është në të njëjtën valë shqetësimi si të gjithë qytetarët shqiptarë, po ka dhe angazhiminm që palët të gjejn përgjegjshmërinë e vetë”, tha Fatmir Mediu, kreu i PR-së, pas takimit.
Lexo edhe- Basha: Nuk ka mospërputhje mes koalicionit opozitar
Ndërsa Presidenca, në njoftimin e saj zyrtar shprehet se kreu i shtetit shprehu shqetësimin e thellë për krizën serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi.
Kreu i Shtetit theksoi se më herët kishte paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialogut për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit, si dhe nënvizoi se ka bërë çdo përpjekje për të nxitur zbatimin e reformës në drejtësi brenda afateve dhe parimeve kushtetuese që do të garantonin kontrollin e balancën e sistemit në një shtet funksional të së drejtës. “Nëse kjo do të kishte ndodhur, kriza aktuale politike nuk do të kishte marrë këto përmasa”, thuhet në njoftimin e Metës.
Kreu i shtetit ka shprehur edhe shqetësimin e mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend. Ai thekson se nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit.
