Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me një fotoalbum të pritjes së djeshme nga homologia italiane Giorgia Meloni. Kreu i qeverisë shkruan edhe se Italia ka vullnet mbresëlënës për të thelluar raportin strategjik.
“MIRËMËNGJES dhe me fotoalbumin e një vizite me plane e projekte konkrete, në atmosferën e një mikpritjeje vëllazërore e të një vullneti mbresëlënës të palës italiane, për të thelluar raportin e miqësisë tradicionale, marrëdhëniet e partneritetit strategjik, si edhe të interesave të përbashkëta ekonomike, duke çliruar shumë më tepër nga potenciali i madh që ka bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
