Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paketa e sigurisë në shkolla, Balla në Elbasan: Nuk lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin e nxënësve

08:53 / September 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla Elbasan 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kërkon krijimin e koalicionit kombëtar për të fituar betejën kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek nxënësit e të rinjtë. Nga një takim me nxënës e mësues të shkollës së mesme “Vasil Kamami” në Elbasan, ministri Balla tha se nuk duhet të lejojmë askënd të bëjë biznes me shëndetin nxënësve.

“Ne do bëjmë ç’është e mundur që brenda këtij perimetri të mos ketë shpërndarës, por kjo mund të na ndodhë në lagjen ku ju jetoni. Unë doja t’ju ftoja që të jeni misionarë të bëjmë një fushatë kundër përdorimit të lëndëve narkotike tek fëmijët. Pjesa tjetër janë fenomene si bullizmi, apo fenomene që duhet t’i luftojmë të gjithë së bashku.

Kjo luftë nuk mund të fitohet pa mbështetjen e nxënësve, stafit arsimor, që dhe më kanë shkruar duke e përqafuar këtë paketë. Suksesi i saj varet shumë nga krijimi i një koalicioni kombëtar pa asnjë dallim për ta çuar para. Policia ka përgjegjësinë kryesore, por nuk ja del dot e vetme. Ky front kundër përdorimit të lëndëve narkotike do jetë ndër frontet kryesore”, tha ministri Balla.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ministri Balla u shpreh se do të bëjë ç’është e mundur që të mos lejojë askënd të bëj biznes me shëndetin nxënësve.

Balla Elbasan 7
1695883356 nxenes 1

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.