Operacioni “Never Forget” çoi në zbulimin e 6 vrasjeve dhe 7 ngjarjeve të rënda kriminale. Mes të ndaluarve nga policia dhe FNSH mbrëmjen e djeshme është edhe një vajzë 27-vjeçare. Për të renë është në fuqi një urdhër-ndalimi nga prokuroria e Elbasanit.
Policia sqaron në deklaratën për shtyp mbi operacionin se Klea Gjata (27 vjeçe), banuese në Lushnjë, është e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për disa nga ngjarjet kriminale ku autor është Laert Haxhiu.
Pas shoqërimit nga policia, Klea Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave sipas procedurës përkatëse për verifikime të mëtejshme.

