Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përfundon Godina 18 në lagjen e re “5 Maji”, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri

13:40 / September 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 09 28 at 13.36.16
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në lagjen “5 Maji” ka përfunduar një tjetër pallat, pjesë e projektit “Tirana Riverside”, i cili do të akomodojë 102 familje të tjera, kryesisht të prekura nga shpronësimet për projektin e rindërtimit nga tërmeti në këtë zonë. Godina 18, siç është vepruar me të gjitha godinat e banimit në lagjet e reja të rindërtimit, ka parkim nëntokësor për të gjitha familjet që do të banojnë aty, si dhe infrastrukturën përreth të konceptuar sipas idesë ‘Qyteti 15 Minutësh’.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se banorët do të hyjnë në apartamentet e reja përpara Vitit të Ri. “Kur kemi ardhur në fillim në këtë lagje, investimet kryesore ishin shkolla “Ardian Klosi”, një çerdhe dhe Qendra Sociale “Nënë Tereza”, kurse hapësira tjetër ishte komplet informale. Deri dje, Bregu i Lumit cilësohej pjesa më e prapambetur e Tiranës. Sot shikon si ka lulëzuar jeta në çdo ballkon. Parimi ka qenë të bëjmë vetëm nder dhe jo qeder; pra, të bëjmë vetëm punë të mira, pa i dhënë kosto askujt, as atyre që iu prish shtëpia nga tërmeti, as atyre që iu zhvillua prona për rindërtimin pas tërmetit. Edhe banorët, që i kanë pasur shtëpitë informale, këtu do të marrin një pronë shumë herë më dinjitoze, me parkim nëntokësor”, tha Veliaj.

Ai theksoi se lagjja “5 Maji” do të vijojë të zhvillohet drejt Njësisë 4. “Më vjen mirë që, për rreth 200 familje të dëmtuara nga tërmeti, u është zgjidhur halli i shtëpisë dhe sot kanë një strehë shumë herë më dinjitoze mbi kokë. Kush banonte në ato shtëpi të ndërtuara me punë vullnetare dhe me mjete rrethanore, – sepse edhe nga ana e cilësisë së materialeve, në vitet ‘70-’80, mund të konsideroheshin më shumë rrethanore sesa cilësore, – një shtëpi të tillë nuk do ta merrte dot kurrë, se nuk do arrinte kurrë të shiste dhe të kapitalizonte diçka të amortizuar, që ishte vetëm një tërmet larg. Për familjet që u dëmtuan dhe kanë marrë shtëpi ultra modern, sipas projektit të Stefano Boerit, besoj se vërtetë ka qenë një fat”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nëse ky projekt nuk do të bllokohej nga politika, puna me rindërtimin do të kishte përfunduar edhe në Kombinat. “Edhe në Kombinat kanë mbaruar 10 godina dhe do të fillojmë me futjen e banorëve. Por, për të gjithë banorët e Kombinatit, të cilët u vonuan prej partive politike, që për një ose dy vota spekulantësh mbanin peng një zhvillim të tërë, besoj se është një leksion i madh. Ja ku jemi edhe pas zgjedhjeve! Ata që bënin propagandë dhe mbjellje të urrejtjes e mosbesimit ndaj shtetit, qeverisë dhe bashkisë, sot janë zhdukur. Ne jemi prapë këtu për ta mbajtur premtimin dhe për ta çuar deri në fund. Kjo është arsyeja pse “5 Maji” eci më shpejt, se këtu banorët nuk lejuan që të futej fryma e përçarjes nga partiçkat e vogla, që sot po zhduken,” nënvizoi më tej ai. Veliaj tha gjithashtu se në të dy lagjet e rindërtuara do të transferohen disa ndërtesa publike si dhe disa institucione kulturore.

WhatsApp Image 2023 09 28 at 13.36.21
WhatsApp Image 2023 09 28 at 13.36.16
WhatsApp Image 2023 09 28 at 13.36.09

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.